Richard Grenell, emisari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi tha se marrëveshja nga Washingtoni dhe marrëveshjet e arritura në Beograd sot nuk janë thjesht fjalë në letër, por gjithashtu nënkuptojnë punë të reja për njerëzit që jetojnë në këtë rajon dhe zhvillimin e sektorit privat.
“Ne nuk do të ishim këtu nëse nuk do të ishte Presidenti Trump, i cili besonte se diçka tjetër mund të ndodhte. Ai besonte se ekonomia mund të vihej në plan të parë dhe theksi mbi vendet e punës. Premtime iu dhanë popullit të Serbisë dhe ne duam që ju të na konsideroni “Këto nuk janë thjesht fjalë në letër, por punë për njerëzit që jetojnë këtu,” tha Grenell, duke theksuar se ky ishte një mesazh për qytetarët serbë, raporton Tanjug.
Delegacioni i Qeverisë amerikane, pjesë e të cilit është edhe Grenell gjatë së hënës qëndroi për vizitë në Kosovë.
Juventusi i bindur se do të arrijë marrëveshje me yllin e Ma...
Karantinë për 42 ditë, pacienti francez pozitiv me hantaviru...
Agim Veliu përfshihet në listën e deputetëve të LDK-së
Ardian Gjini bartës i listës së AAK-së për zgjedhjet e 7 qer...
Mësimdhënësja në Ferizaj gjen portofolin me mbi 2 mijë euro ...
Ramiz Lladrovci kritikon vendimin e PDK-së për Fatmir Limaj:...