Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka vizituar punishten në Stacionin Hekurudhor në Miradi.
Ai ka thënë se ky projekt nuk ka probleme financiare dhe është i standardeve të BE-së.
“Ky projekt, për fat të mirë, konstruktën financiare e ka të siguruar dhe normalisht ne nuk mund ta dimë menjëherë kualitetin, sepse për këtë punë është njësia mbikëqyrëse. Për shkak të pandemisë kemi një dinamikë, jo të planifikuar, por po shpresoj që me dinamikën e punëkryesit nuk do të kemi probleme. Në aspektin financiar s’ka probleme”.
Ai tregoi se projekti hekurudhor nga Fushë-Kosova në drejtim të Maqedonisë parasheh një numër objektesh që janë të rëndësisë së veçantë.
“Ajo çka është me rëndësi po krijohet një hekurudhë me standarde të BE-së”, tha Kuçi.
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...
Paralajmëron Ukraina: Nuk bëjmë lëshime territoriale për një...