Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 22 pacientë me COVID-19.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 10 janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ku 28 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, shkruan Arbresh.info.
266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,759 analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 125 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 99 Rëntgena, 14 EHO dhe 12 CT-ja.
Në spitalin e qytetit të Pejës gjatë 24 orëve të fundit kanë qenë shtatë lindje – dy normale dhe pesë me prerje cezariane. Kanë lindur shtatë foshnje, tri të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore./Arbresh.info/
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët...
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...