Udhëheqës nga e mbarë bota e shënuan të hënën 75-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Ky përvjetor u shënua nën hijen e pandemisë së koronavirusit dhe në kohën kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po e sfidojnë efikasitetin dhe solidaritetin e organizatës me 193 vende anëtare.
Tensionet e gjata mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës e arritën pikën e vlimit për shkak të pandemisë, duke e vënë në pah përpjekjen e Pekinit për ndikim më të madh shumëpalësh në një sfidë për lidershipin tradicional të Uashingtonit.
Në një goditje të qartë ndaj Shteteve të Bashkuara, presidenti kinez, Xi Jinping, të hënën tha: “Asnjë shtet nuk ka të drejtë të mbizotërojë në çështjet globale, që ta kontrollojë fatin e të tjerëve ose të mbajë privilegje në zhvillim vetëm për vete. Aq më pak, askush nuk duhet të lejohet që të bëjë çfarëdo që dëshiron dhe të bëhet hegjemon, ta ngacmojë apo të bëhet shef i botës. Njëanshmëria është një fund i vdekur”.
Kjo deklaratë nuk ishte e përfshirë në videon që ai e incizoi për takimin virtual. Ajo u përfshi në një deklaratë më të gjatë, të cilën misioni kinez në OKB tha se ia ka dorëzuar organizatës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
Në anën tjetër, zëvendësambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Cherith Norman Chalet, tha para Asamblesë së Përgjithshme se Kombet e Bashkuara në shumë mënyra janë dëshmuar si eksperiment i suksesshëm, por ka arsye për shqetësim.
“Kombet e Bashkuara për një kohë të gjatë kanë qenë rezistente ndaj reformave kuptimplota, shpesh u ka munguar transparenca dhe kanë qenë shumë të ndjeshme ndaj agjendës së regjimeve autokratike dhe diktaturave”, tha ajo.
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se bota është e lodhur nga vijat përçarëse dhe nga shtetet që fusin përçarje. Sipas tij, bota kërkon rritje të asistencës dhe bashkëpunimit shumëpalësh.
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...