Me 104 pacientët e fundit të cilët janë regjistruar të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë, shifra e personave të shëruar nga ky virus ka arritur në 12 mijë e 674 raste.
Përgjatë ditëve të fundit është raportuar për rënie të rasteve të reja me COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve veçse është rritur.
Aktualisht numri i rasteve aktive me virusin Corona ka rënë në një mijë e 853, derisa numri i vdekjeve ka shkuar në 615.
Që nga 13 marsi kur u raportuan rastet e para me Coronavirus, numri total i rasteve pozitive është 15 mijë 142 nga 62 mijë 607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë)”, ka njoftuar dje IKSHPK./arbresh.info/
Mbi 5 mijë kamionë e autobusë kontrollohen nga Policia, shqi...
Aktori Armend Baloku kandidon për herë të parë për deputet
Nesër vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në fshatin Fra...
E papritur – Moza puth në buzë Ilir Shaqirin në Ferma ...
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...