Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka pasur legjitimitet që të shkojë në Uashington për të nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik me Serbinë.
Ai në emisionin Prime Time ka thënë se Hoti ka dështuar të shfrytëzojë rastin për të siguruar njohjen dhe se me këtë ka dëmtuar Kosovën, duke i dhënë epërsi Serbisë në fushën politike.
Derisa ish-kryeministri Albin Kurti pati fajësuar direkt SHBA për rrëzimin e qeverisë së tij, Selimi tha se qasja ndaj ish-ambasadorit Richard Grenell nuk ka të bëjë me kundërshtimin ndaj shtetit amerikan dhe nuk ka të bëjë me antiamerikanizëm sië po akuzohet kreu i Lëvizjes Vetëvendosje.
Loredana komenton Big Brother Kosova: Është vërtet frikësues
Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...