Përjetësohet në bronz figura e heroit Ahmet Krasniqi. Shtatoren e zbuluan nëntë persona.
Gjashtë zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë Vjosa Osmanin, kanë zbuluar shtatoren e heroit Ahmet Krasniqi.
Kjo ceremoni bëri bashkë edhe kryeministrin, Avdullah Hoti, e kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, që edhe publikisht shprehin qëndrimet kundërshtuese brenda partiake.
Shtatoren e zbuluan konkretisht kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri, kryeministri Avdullah Hoti, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, familjarë të heroit, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së Rrahman Rama, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, Arben Gashi nga LDK, dhe ish-Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.
Quni e Berisha ishin bashkë veprimtarë të heroit Ahmet Krasniqi, e që thuhet se strategjia për betejën e Koshares u hartua nga Ahmet Krasniqi me 1998.

Ahmet Krasniqi ishte një Kolonel i UÇK-së gjatë Luftës në Kosovë. Lindi më 15 janar 1948 në Zhilivodë të Komunës së Vushtrrisë, dhe u vra në mënyrë tinëzare më 21 shtator 1998 në Tiranë, Shqipëri. Pas vdekjes iu dha urdhri Hero i Kosovës.
Ende nuk dihet se kush qëndron prapa vrasjes së heroit Krasniqi/arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...