Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 63 persona të infektuar me koronavirus.
Ka shkuar në 15 mijë e 63 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 61 raste të reja.
Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë dhe kanë ndërruar jetë dy të tjerë.
Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 570, kurse numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 613.
Sipas statistikave zyrtare të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 880 raste aktive me koronavirus.
Hysen Durmishi: Shkëlzen Gashi u përjashtua nga Lëvizja Vetë...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...