Interi edhe zyrtarisht ka kthyer në skuadër sulmuesin e Italisë U21, Andrea Pinamonti nga Genoa
Huazimi i Pinamontit në Genoa u bë transferim i përhershëm 19.5 milionë euro 17 ditë më parë, por Interi shfrytëzoi të drejtën e riblerjes dhe për 20 milionë euro.
Edhe pse fillimisht u tha se ata nuk do ta riblejnë, zikaltërit lajmëruan sonte në mbrëmje se 21 vjeçari do të jetë i tyre përsëri.
Pinamonti ka luajtur 34 ndeshje për Grifone sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola dhe bërë dy asiste.
Ai bëhet sulmuesi i dytë që largohet nga Genoa të premten pas Andrea Favili, i cili u transferua të Verona.
Pinamonti, sipas Sky Sport Italia, ka nënshkruar kontratë me Interin deri në vitin 2024, me vlerë rreth dy milionë euro në sezon. /GazetaExpress/
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...
Çalhanoglu: Kosova ka lojtarë të rrezikshëm, di disa fjalë s...