Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë krijon një kornizë ligjore dhe ofron instrumente për menaxhimin e çështjeve dypalëshe dhe ne jemi të përkushtuar në zbatimin e saj, thonë për AIM nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në lidhje me memorandumin që Sofja paraqiti deri tek vendet anëtare të BE-së.
“Me Republikën e Bullgarisë ne jemi aleat në NATO, ne kemi një detyrim dhe detyrë të përbashkët të përmirësojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimin të ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, thonë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut theksojnë se e drejta për vetëvendosje dhe vet-identifikim janë vlera themelore evropiane dhe përfitime civilizuese dhe se veçoria e gjuhës maqedonase dhe identitetit etnik maqedonas është një fakt i padiskutueshëm.
“Gjuha maqedonase është një pjesë integrale e letërnjoftimit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara dhe pjesë e shumë gjuhëve moderne të pranuara dhe të njohura që mësohen në universitetet në të gjithë botën. Në shekullin 21 në Evropë, pranimi i së kaluarës, por edhe i së tashmes është pasqyrim i një politike të përgjegjshme dhe të pjekur dhe miqësisë së vërtetë”, vlerësojnë nga Qeveria.
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është i...
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku humbën jetën 63 pers...
Historike: Filmi ku luan kosovarja, Luana Bajrami merr “Osca...