“Ne duhet t’i diskutojmë dy gjëra: Debati politik është demonizuar nga akuzat se në Uashington po ndahet Kosova. Pika e dytë është se kryeministri Hoti dhe roli i tij do të ishte si asistent i Thaçit. Këto dy gjëra i ka qartësuar marrëveshja në Uashington”.
Kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për marrëveshjen me Serbinë më 4 shtator në Uashington, raporton arbresh.info
“Qytetarët janë lodhur me fjalime e poza patriotike. Njerëzit duan punë e siguri. Marrëveshja në SHBA nuk është akt kapitullimi si marrëveshja e Kumanovës. Sot me të drejtë na duket që çdo konçesion nga bashkësia ndërkombëtare është i padrejtë. Serbia nuk e ka paguar çmimin për shkatërrimet në masë që ka shkaktuar në Kosovë. Kjo marrëveshje mund të marrë kohë, por relacionet fqinjësore nuk duhet të jenë të tilla që shkojnë drejt një konflikti të ri”, tha tutje ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325182478732620
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic