Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është duke raportuar sot para deputeteve të Kosovës.
Dialogu Kosovë–Serbi është tema për të cilën po diskutojnë.
Më këtë raste kryeministri Hoti foli edhe për takimin me presidentin francez, Emanuel Macron, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.
“Në Samitin e Parisit është thënë se dialogu është çështje javësh apo muajsh, dhe se ky proces është i kufizuar në kohë. Në takimin më 16 korrik në Bruksel ka nisur fillimi i draftimit të marrëveshjes finale të njohjes reciproke. Pala serbe ka kërkuar që në dialog të shtrohet edhe çështja e të zhvendosurve”, tha tutje ai.
Madje, Hoti pati një krahasim interesant, duke thënë se me anë të kësaj marrëveshje, Kosova kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik si në kohën e “Dardanëve” , fisi ilir që shtrihej në pjesën e Kosovës.
“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt normalizimit të raporteve. Sjellja e gazit në Kosovë do të jetë infusion. Kosova do të kthehet në epiqendër të aktivitetit ekonomik infrastrukturor. Këtë rol qëndror Kosova e ka pasur në historinë e lashtë dardane. Këtë, Kosovës po ia sigurojnë miqtë e saj”, tha ai.
Po ashtu, Hoti ka thënë se qëndrimi kryesor i qeverisë është se nuk ka diskutime në këtë proces të dialogut, për Asociacionin.
“Më 7 shtator është hapur tema e Asociacionit dhe e obligimeve financiare. Qëndrimi i qeverisë është se tema e Asociacionit nuk hapet në dialog, pasi që kjo marrëveshje është arritur më 2013”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/325182478732620
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...