Nesër me fillim nga ora 20:00, Drita do të përballet me Sileksin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të rundit të dytë në Evropa Ligë.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e njohur të Maqedonisë Veriore, “Tose Proeski Arena”.
Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ku djelmoshat e Atdhe Nuhiut do të mundohet të japin maksimumin në këtë sfidë edhe pse në dyshim për t’u paraqitur janë Festim Alidema dhe Kastriot Rexha.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit, gjithashtu janë në përparësi sepse janë në ritëm të ndeshjeve pasi ka filluar kampionati në Maqedoninë e Veriut për dallim nga ne qe ende nuk kemi filluar kampionatin dhe nuk kemi pas te drejt të zhvillojmë edhe ndeshje miqësore”.
“Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin. Futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve”, ka thënë Nuhiu. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...