Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nasim Haradinaj, ka publikuar pamjet kur sot në zyrët e OVL UÇK-së u sollën dosjet e reja për Dhomat e Specializuara.
Personi që i solli këto u quajt nga OVL UÇK “Rrufeja 2”, për shkak se kishte ikur shumë shpejtë nga vendi i ngjarjes.
Në një konferencë për media të organizuar sot, nga OVL e UÇK-së kanë thënë se personi që ka sjellë dosjet ka qenë tjetër nga rasti i parë.
Madje, ata kanë thënë se kanë tentuar ta ndalojnë personin, mirëpo që nuk kanë arritur.
“ Ne i kemi quajtur Rrufeja 2, sepse ai tipi u ikë si rrufeja në orën 15:30, sepse kemi pas një problem me nja dy kolegë tanë, dhe s’kemi mujt me e kapë me e ditë kush është ai zotnia”, kanë thënë nga OVL.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, para mediave ka treguar dokumentet me të cilat pretendohet se vërtetohen komunikimet mes zyrtarëve të Speciales, me prokurorë e njerëz të “UDB-së” serbe.
“Ne kemi deklaruar më herët që Gjykata Speciale bashkëpunon kryesisht me prokurorinë serbe dhe me Gjykatën Speciale të Serbisë për krime lufte. Po ua tregoj dy fletë në gjuhën serbe. Milorad Veljoviq është drejtor gjeneral i policisë në Serbi që ka qenë në bashkëpunim me prokurorët e Gjykatës. Ne s’kemi kontrullu, sepse kanë ardhë në 15:30, rrufe në shpejtësi shumë të madhe”, tha ai. /Lajmi.net/
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...