Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani është takuar sot me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, me të cilët u diskutua nevoja për mbështetjen e prodhimeve vendore nëpërmjet një rezolute të Kuvendit. Gjithashtu u diskutua edhe nevoja e rishikimit të Ligjit për prokurim publik.
Kryetarja Osmani tha se rimëkëmbja ekonomike duhet ta ketë prioritet mbështetjen e prodhimeve vendore si dhe përshëndeti nismat e Klubit të Prodhuesve që synojnë përmirësimin e ekonomisë pas periudhës së pandemisë.
“Këto masa do të ndihmojnë në përmirësimin e strukturës ekonomike, deficitit tregtar dhe do ta orientojnë ekonominë kosovare drejt eksportit”, është shprehur Osmani. Ajo ka potencuar se do të angazhohet për konsensus politik për të mbështetur çfarëdo nisme për promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore.
Të dy palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, teksa Klubi i Prodhuesve vlerësoi gatishmërinë e kryetares Osmani për mbështetje ndaj nismave që synojnë përmirësimin e mjedisit ekonomik për prodhuesit vendorë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...