Kryeministri, Avdullah Hoti, thotë se gjatë procesit të dialogut me Serbinë do të bëjnë më të mirën për shtetin e Kosovës, dhe ka bindje pozitive se do të mbyllet për disa muaj normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
“Do të jem transparent për të gjitha temat, dhe e kam edhe obligim kushtetues. Përtej kësaj duhet consensus politik për këtë marrëveshje kur të arrihet, dhe duhen së paku 80 vota në Kuvend. Ta bëjëm garën për tema tjera. Por, kur vjen çështja e dialogut të përfshihen edhe ato. Ndryshe nuk është nevoja të shpenzohet kaq shumë energji për kaq shumë zhurmë
Platforma për Dialogun e Shoqërisë Civile bënë thirrje për consensus politik, për shkak se llogaritet si temë e interesit nacional. Platforma kërkon të mos ketë sekrete gjatë këtyre negociatave, dhe roli i shoqërisë civile është si katalizator në kërkim të përgjegjësisë dhe llogaridhënies. Platforma u tha se ka potencial të ndihmojë negociatat me Serbinë, por duke mos u përfshirë direkt në këto negociata.
Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar diskutim me kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...