Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me organizatën “Help Kosovo”, sot kanë filluar shpërndarjen e granteve të fituara muaj më parë nga 22 qytetarë, për realizimin e projekteve të tyre.
I pranishëm gjatë kësaj shpërndarje ishte edhe nënkryetari i komunës, Nuredin Lushtaku, i cili falënderoj edhe një herë organizatën për përkrahjen e dhënë për qytetarët e Skenderajt, raporton arbresh.info.
Nënkryetari Lushtaku po ashtu uroj edhe fituesit për grantet, duke shpresuar që bizneset e tyre të kenë rritje dhe kështu të krijohen edhe vende të reja të punës edhe për qytetarët e tjerë të Skenderajt
Edhe fituesit e këtij projekti u shprehen entuziast për realizimin e ideve të tyre të biznesit, me ç`rast shprehen falënderime ndaj komunës dhe “Help Kosovo”, për mbështetjen e dhënë./arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...