Vedat Muriqi tashmë zyrtarisht është një futbollist i Lazios, ku të dyja klubet e kanë konfirmuar marrëveshjen.
Muriqi para dy ditësh kishte zbarkuar në Romë, ku fillimisht pushoi një ditë, ndërsa të nesërmen kreu testet mjekësore.
Lazio ka njoftuar se tashmë marrëveshja është mbyllur dhe lojtari do të jetë pjesë e tyre.
“SS Lazio njofton blerjen përfundimtare të futbollistit Vedat Muriqi nga Fenerbahçe”, thuhet në njoftimin e tyre.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura nga klubet, por besohet që klubi italian ka pagua 18 milionë euro për të, plus dy milionë euro të tjera në formë bonusesh. /Telegrafi/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...