Ish-ministri i arsimit, Enver Hoxhaj, u ka uruar fillimin e vitit shkollor nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve.
Anëtari i kryesisë së PDK-së, Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se edhe pse viti shkollor filloi me vonesë e me shumë sfida, shkaku i pandemisë globale, “uroj që ky vit shkollor të kalojë me sa më shumë suksese dhe përfitime mësimore e edukative për të gjithë nxënësit!”
Ai gjithashtu uroi edhe mësimdhënësit dhe prindërit për të cilët tha se atyre sivjet u bie edhe barra e kujdesit më të shtuar për fëmijët!
Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Çdo fillim shtator është drithërues për të gjithë, por sidomos për fëmijët që për herë të parë ulen në bankat shkollore.
Edhe pse filloi me vonesë e me shumë sfida, shkaku i pandemisë globale, uroj që ky vit shkollor të kalojë me sa më shumë suksese dhe përfitime mësimore e edukative për të gjithë nxënësit!
Urime edhe të gjithë mësimdhënësve e prindërve! Atyre sivjet u bie edhe barra e kujdesit më të shtuar për fëmijët!
Maskat e distanca. Shëndeti mbi të gjitha!
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...