Mjekët dhe infermierët në Britani të Madhe kanë protestuar duke kërkuar rritje të pagave.
Punëtorët shëndetësorë kanë kërkuar rritje page prej 15 përqind, ndërsa protesta janë mbajtur në Brisol, Manchester, Sheffield, Brighton dhe Bournemouth, transmeton portal arbresh.info
Shumë punëtorë në Londër kanë veshur uniforma në të cilat shkruhej “mjaft duartrokitët dhe paguani”.

Rreth 640 punonjës shëndetësorë humbën jetën si pasojë e koronavirusit.
Gjatë protestës është kërkuar nga Boris Johnson që të paguajë, ose të tërhiqet.
Protestat erdhën pasi infermierët dhe teknikët u përjashtuan nga një plan i rritjes së pagave për rreth 900,000 punonjës të sektorit publik në korrik./DailyMail/arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...