Siç njoftojnë nga MPB, më 12/13.09.2020 nga ora 22:30 deri në ora 2, gjatë aksionit policor të SPB – Tetovë, në një objekt në rrugën e vjetër Tetovë – Shkup, janë kapur 26 gra të cilat kanë punuar si valltare.
Sipas policisë, dy valltare kanë qenë nga Maqedonia, ndërsa 24 të tjerat kanë qenë të huaja. Pesë nga Rusia, shtatë nga Hungaria, shtatë nga Shqipëria, tre nga Serbia dhe nga një nga Moldavia dhe Bosnja dhe Hercegovina.
“Valltaret janë arrestuar. Gjithashtu te një grua nga Shqipëria (valltare) është gjetur marihuanë, ndërsa te personi A.A (28) nga fshati Radushë është gjetur thikë. Pronari i objektit M.A (68) është thirr në stacionin policor në Tetovë”, thuhet në raportin policor.
Po ashtu në një objekt në fshatin Zherovjan është arrestuar S.A (25) nga Presheva për shkak banimit jo të rregullt dhe në një objekt në Sedllarcë të Epërme është arrestuar G.Q (28) dhe R.O (22) po ashtu për banim jo të rregullt.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...