Sensorët e gjurmëve të gishtave janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur pajisjet mobile, meqë gjurmët e gishtave janë unikë tek çdo person. Megjithatë, ka pasur raste kur janë hakuar pajisjet që ofrojnë sensorin e gjurmëve të gishtërinjve. Prandaj ekspertët e teknologjisë mendojnë se duhet të përdorim sensorin e syrit për të siguruar pajisjet mobile.
Flitet se Samsung po planifikon të përfshijë sensorin e syve tek tableti i saj i ardhshëm. Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë do të bashkëpunojë me kompaninë SRI International për të zhvilluar këtë veçori. Për ata që nuk e dinë, SRI International është kompania që ndihmoi në krijimin e asistentit virtual Siri, para se të blihej nga Apple dhe të integrohej në pajisjet iOS.
Skaneri i syrit që do të krijojë kompania SRI International thuhet se do të jetë 10 mijë herë më i saktë se skaneri i gjurmëve të gishtave, i cili mund të gjendet tek disa pajisje të cilësisë së lartë. Edhe Microsoft ka premtuar se një nga veçoritë e sigurisë së Windows 10 do të jetë njohja e syrit, e cila do të ofrojë më shumë siguri tek pajisjet që do të operojnë me sistemin Windows 10./arbresh.info/
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri