Jurgen Klopp ka folur përsëri lidhur me merkaton e Liverpool.
Qysh nga hapja e merkatos, Liverpool vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm të Thiago Alcantara, transferim që po vonohet si pasojë e ofertave të Liverpool.
‘Reds’ kanë pranuar kritika për atë se nuk po shpenzojmë mjaftueshëm, por trajneri Klopp ka mbrojtur këto politika të klubit.
Ai ka thënë se skuadra nuk do të hedh para dëm gjatë kësaj merkatoje.
“Që kur jam këtu, nuk ka pasur ndonjë merkato kur kam thënë se nëse nuk marrim x lojtarin nuk mund të startojmë sezonin. Asnjëherë”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Jemi në një situatë të mirë, kur nëse mund të transferojmë dikë, atëherë është mirë, por nëse jo, ne kemi përsëri lojtarë të mirë”, ka shtuar gjermani.
“Ne shpenzojmë aq sa fitojmë. Përndryshe, nuk ka kuptim të hedhim para dëm”, ishin fjalët e trajnerit të Liverpool.
Mbetet të shihet nëse skuadra e Liverpool do të arrijë të sigurojë kartonin e mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara.
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...