Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është serioze me iniciativën e saj për rrëzimin e qeverisë së Avdullah Hotit.
Veseli ka vlerësuar se kolegët opozitarë nga VV’ja po bëjnë, siç ka thënë ai, luftë manipuluese politike.
“Ne jemi opozitë. Nuk e di pse po na lodhin, në momentin kur nuk janë seriozë. Luftë manipuluese politike, në të cilën PDK nuk hyn. Të kemi qëndrim me interesa nacionale”, ka thënë ai në Kanal10.
Megjithatë, Veseli është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me partinë e Albin Kurtit për ta rrëzuar Qeverinë Hoti.
“Nëse VV i bën 40 vota, PDK nuk ia fal sekondën kësaj qeverie”, ka thënë ai.
“Por, ne nuk bëhemi vagon i VV’së. Qasja e tyre nuk është për bashkëpunim, por për të të mundur”, është shprehur kreu i PDK’së./expres/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...