Një person rreth 20-vjeçar ka mbetur i vdekur në një aksident që ka ndodhur mes tre mjeteve motorike në aksin rrugor Piranë-Krushë e Vogël – magjistralja Prizren-Gjakovë rreth orës 19:40.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamionetë, një veturë dhe një traktor.
“Përveç viktimës që ka humbur jetën, edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Osmanollaj./Express/
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...
Prokurori i Shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për parabu...
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...