Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.542 testime për coronavirus, ndërsa 142 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-37, Kumanovë-18, Dibër-1, Shtip-3, Prilep-8, Tetovë-13, Strugë-3, Manastir-4, Gostivar-9, Strumicë-4, Kriva Pallankë-8, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-5, Probishtip-3, Makedonski Brod-2, Pehçevë-4, Berovë-2, Vallandovë-1, Vinicë-3, Dellçevë-7, Kratovë-1, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2.
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe pesë pacientë: një nga Gostivari (69), një nga Prilepi (84), një nga Ohri (84), një nga Makedonski Brod (46) dhe një nga Shtipi (58).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka rejgistruar 98 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 15.555, prej të cilëve 12.994 janë shëruar, ndërsa 642 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 1.919./Telegrafi/
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...