Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës përmes një konference për media ka publikuar hulumtimin për çmimet në tri raste të ndryshme.
Drejtuesi i këtij institucioni, Valon Prestreshi, ka kërkuar nga BQK që të ndërmarr masa, shkruan arbresh.info.
“Ne sot ju kemi ftuar t’ju njoftojmë me tri raste. Bëhet fjalë për tregun e sigurimeve të veturave, tregun e çimentos dhe nënshkrimin e tenderëve të MSh-së në fillim të pandemisë. Nga analizat e bëra kemi të bëjmë më një treg të rregulluar, por i bëjmë thirrje BQK-së që të marr parasysh dhe të ndërmarr masa”.
Komisionerja, Fatime Haziri, deklaroi se po monitorojnë Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me tenderë.
“AKK ka udhëzuar inspektorët për të ndjekur pista të avancuara për respektim të konkurrencës ku ndërmjarrjet fitojnë dhe konsumatorët nuk humbin asgjë”, deklaroi Haziri. /arbresh.info/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028