Deputeti i Parlamentit Evropian, Tomas Waitz, ka kritikuar vendet e Bashkimit Evropian që po vazhdojnë të bllokojnë liberalizimin e vizave.
Austriaku deklaroi se këto vende po dobësojnë pozitën negociuese të Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info.
“Ne kemi premtuar diçka në emër të Bashkimit Evropian. Patëm kërkesa dhe të gjitha janë përmbushur. Nëse nuk mbajmë premtimin për këtë vend po ulim fuqinë e negocimit. Po i bëjë thirren kolegëve të vendeve që ende po e bllokojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, ta marrin parasysh këtë. Ato po e dobësojnë pozitën tonë negociuese. Dhe, përfundimisht Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat”, është shprehur Waitz.
Këto komente ai i ka bërë gjatë raportimit të kryeministrit, Avdullah Hoti, në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...