Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu, priti në takim znj. Kimberly Riffe, atashe e ICITAP-it dhe z.Shawn Waddoups, Drejtor i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
Me këtë rast, u bë e ditur se Ambasada e SHBA-ve, përkatësisht Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), ka transferuar automjetet dhe pajisjet e tjera të përdorura (USDOJ-
ICITAP) tek agjencitë ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përcjell arbresh.info
Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit vlerësuan se transferimi i këtyre automjeteve dhe pajisjeve të tjera në MPB është ndihmesë për përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës, duke mundësuar përfundimin më efikas të punëve të përditshme.
Ministri Veliu falënderoi Ambasadën e SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit duke biseduar edhe çështjet e tjera me rëndësi për punën dhe menaxhimin e suksesshëm të MPB-së./arbresh.info/


Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...