Mjeku italian, Roberto Petrella (specializuar në Obstetro gjinekologji, dhe ka kliniken e tij mjekësore në Terramo), është kundër bërjes së tamponit. Sipas tij, tamponi përmban baktere dhe krijon infeksione.
Gjithashtu mjeku italian është edhe kundër vaksinës, pasi sipas tij vaksina jo vetëm që nuk ndihmon por edhe dëmton.
Petrella ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” ku u është drejtuar të gjithëve që të mos e bëjnë tamponin. Ai madje pyet se “pse nuk marrin pështymën me tampon, por duhet të shkojnë deri në fund të faringut?”.
“Marrja e tamponit duhet bërë në një pikë të caktuar, në brendësi të faringut e të bashkimit me kanalin e hundës, jo siç bëjnë ata, që e rrotullojnë nga të duan. Tamponi, kështu siç bëhet, prish membranat. Pra, gërvisht. Tamponi është plot me miliona baktere. Nuk është steril. Duke traumatizuar mukozën edhe në fund të kanalit të hundës, si dhe te faringu, dërgojnë baktere të tjera nëpërmjet fytit”, u shpreh ai.
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim