Trajneri i RB Leipzig-ut, Julian Nagelsmann ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Dayot Upamecano, nuk do largohet gjatë kësaj merkato.
Manchester United-i thuhet se është tejet i interesuar për francezin dhe janë duke provuar ta bindin të transferohet në “Old Trafford”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Nagelsmann ka konfirmuar se lojtari nuk do largohet.

“Ai do qëndrojë këtu edhe për edicionin e ardhshëm. Jam i sigurt për këtë gjë”.
“Për të ardhmen, nuk jam shumë i sigurt sepse është shumë i talentuar. Shumë klube do të duan ta blejë, sezonin e ardhshëm vërtet mund të largohet. Por, këtë sezon do qëndrojë”, deklaroi ai.
Thuhet se United-i ka ofruar rreth 35 milionë euro, derisa Real-i është duke e vëzhguar situatën./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...