Numri i të infektuarve me COVID-19 tashmë ka arritur në 14 mijë e 377.
Si pasojë e këtij virusi përgjatë këtyre muajve humbën jetën 574 persona, të cilët nuk arritën t’i bënin ballë problemeve shëndetësore të cilat u shkaktuan nga COVID-19.
Për fat të mirë u shëruan 10 mijë e 926 persona.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 76 raste të reja si dhe humbën jetën gjashtë qytetarë.
Por ajo çfarë bie në sy janë komunat me më së shumti të infektuar me COVID-19.
Prishtina me 4 mijë e 503 të infektuar dhe 71 persona të vdekur duke u pasuar nga Gjilani me 949 persona të infektuar e 32 qytetarë që humbën jetën nga ky virus.
Komuna e tretë me më së shumti të infektuar përgjatë këtyre muajve është Ferizaj, me 832 persona të regjistruar si të infektuar me COVID-19, ku u shënuan 42 vdekje.
Më poshtë mund të shihni hartën e plotë, ku tregohen të gjitha të dhënat që kanë të bëjnë me situatën e pandemisë COVID-19.
Duhet përkujtuar që janë duke vazhduar masat e Qeverisë së Kosovës anti-COVID, ku ndër të tjerash qytetarëve u kërkohet bartja e maskave, distanca dhe higjiena personale, në mënyrë që mundësia e përhapjes së këtij virusi të jetë sa më e vogël.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...