Masat e vendosura për shkak të pandemisë i kanë bërë udhëtimet më të vështira dhe na duhet të mjaftohemi me vendet e afërta. Mirëpo, britanikët janë me fat, pasi mund të vizitojnë një vend të mrekullueshëm që ndoshta jo të gjithë e njohin.
Bëhet fjalë për një kullë mahnitëse të stilit të Rapunzelës, e cila ndodhet në Parkun Kombëtar piktoresk Snowdonia në Uellsin e Veriut.
Ndërtesa gotike e shekullit XIX, e cila quhet kulla Brynkir, ka gjashtë kate me nga një dhomë që lidhen me njëra-tjetrën nga një shkallë spirale prej guri.
Sipas të dhënave në faqen e internetit të Sykes Holliday Cottages, një qëndrim 2-netësh në këtë vend kushton 482 paundë.
Brenda, ka dy dhoma gjumi, një dhomë ndenje, kuzhinë dhe banjo.
Dhoma e ndenjes qëndron në majë të kullës, duke siguruar pamje të pabesueshme të fshatrave që shtrihen në çdo drejtim.
Sidoqoftë, kulla është rinovuar dhe ka WiFi, së bashku me një TV dhe DVD player, si dhe një kuzhinë plotësisht të kompletuar.


Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...