Kepi i Rodonit është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të marte (8 shtator).
Zjarri ka përfshirë pyllin në afërsi të kishës së Shëndanout, pronë private e Provincës Franceskane dhe po përhapet me shpejtësi.
Përveç zjarrëfikëses, banorët kanë telefonuar Ora News dhe janë shprehur shqetësimin pasi flakët po përhapen me shpejtësi.
“Më datë 08.09.2020, rreth orës 21:30, në Shën Pjetër, Ishëm, Durrës, në disa shkurre ka rënë zjarr” – njofton policia.
Shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit i cili ndodhet larg banesave.
Aktualisht nga flakët e favorizuara nga era rrezikohen të shkrumbohen 50 hektarë pyje në një nga pikat më të bukura të zonës./oranews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...