Ish-ministrja e Drejtësisë në qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu e ka quajtur marrëveshje që cenon integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, marrëveshjen e arritur në Uashington më 4 shtator në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump mes Kosovës dhe Serbisë.
Haxhiu në një konferencë për media me Glauk Konjufcën, tha se Avdullah Hoti është kryeministër i paligjshëm, pasi mandati i tij është kontestues në Gjykatën Kushtetuese, raportona arbresh.info.
“Marrëveshja apo zotimet e nënshkruara nga kryeministri i paligjshëm, i cili e ka mandatin e kontestuar edhe në Gjykatën Kushtetuese, por mandat të kontestuar ka edhe nga qytetarët, është marrëveshje e dëmshme dhe cenon dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit”, u shpreh Haxhiu para gazetarëve.
Po ashtu, ajo akuzoi delegacionin kosovarë në krye me kryeministrin Avdullah Hoti se shkuan për njohje dhe përfunduan duke e hequr termin republikë nga marrëveshja.
“Ata shkuan kinse për njohje nga Serbia, dhe u pajtuan që ta heqin termin republikë nga kjo marrëveshje dhe që ja humb karakterin e publik dhe formën e qeverisjes shtetit të Kosovës”, tha ajo./arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...