Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë në emisionin Dpt te Fidani në T7 se Kosova ka humbur nga marrëveshja e Uashingtonit, ndërsa Serbia vetëm fitoi.
“Thika ishte lloj metafore për ndarje, ajo ndodhi. Ndodhi një lloj ndarje. Thikat nuk kanë brina. Kur është përmendur ndonjëherë Ujmani në një negociatë? Kjo pra është hera e parë. Ndodhi një ndarje e një resursi jetik të Kosovës. Resurset ujore janë ndër më të rëndësishmet, nëse jo më e rëndësishmja e një shteti”, tha ai.
“Po ashtu, politikanët tanë janë kthyer në shërbim të Vuciqit. Tani kamionët e mallrat serbe do të mund të qarkullojnë lirshëm deri në Durrës. Cfarë humbi Vuciq në Uashington? Asgjë. Ai fitoi gjithçka. Cfarë i duhet tani atij Bashkimi Europian kur i ka Edi Ramën e Avdullah Hotin? Parashihet që fitimet pas kësaj marrëveshje të rriten deri në 800 milionë në vit për Serbinë në jo më shumë”, përfundoi Konjufca
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës