Ka përfunduar ndeshja në mes të Kosovës U21 dhe Anglisë U21.
Kosova U21 është mposhtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Anglia U21 ka marrë tri pikë nga udhëtimi në ‘Fadil Vokrri’, raporton arbresh.info.
Anglezët shënuan fitore 0:6 kundër Kosovës U21.
Dardanët u mbajtën mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë ishin të pafuqishëm ndaj superioritetit anglez.
Në ndeshjen e kësaj nate ylli i Arsenal, Eddie Nketiah, i cili gjeti rrjetën në minutat 51’, 55’, dhe 60’, shënoi në epërsi të Anglisë.
Golat për rezultatin final u shënuan nga Nelson, në minutën e 66’ të takimit, Sessegnon 82′ dhe Bellingham 85′.
Me këtë rezultat, Anglia U21 qëndron liderë e grupit me 15 pikë, ndërsa Kosova U21 është në pozitën e pestë, me gjashtë pikë.
Bëjmë të ditur, se ky është duel në kuadër të kualifikimeve për evropianin 2021.
Rezultati i përfundimit të ndeshjes është 0:6 në epërsi të Anglisë./Arbresh.info

FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë