Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve”, tha Stoltenberg në një deklaratë me shkrim.
Stoltenberg i quajti Turqinë dhe Greqinë si “dy aleatë të vlefshëm”, duke shtuar se NATO-ja është platforma më e rëndësishme për konsultime mbi çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e përbashkët.
“Unë do të vazhdoj të qëndroj në kontakt të ngushtë me të gjitha vendet përkatëse aleate për të gjetur një zgjidhje të tensioneve në frymën e solidaritetit të NATO-s”, tha Stoltenberg.
BIK njofton se në ora sa do të falet namazi i sabahut me ras...
Rritet çmimi i naftës pas bisedës Trump – Xi Jinping
Aksident në Burrel, përplasen dy makina, lëndohen gjashtë pe...
KDI kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale e parlamentare në t...
Futbollisti serb: Shqipëria meriton respekt
Festa Qoqaj shkëlqen në të bardha