Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ora 21 do t’iu drejtohet mediave duke njoftuar me atë se çka ka ndodhur në takimin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë.
Gazeta Express merr vesh se kryeministri Hoti do t’iu adresohet mediave në ora 21:00, nëse paraprakisht përfundon takimi, e që më gjasë do të përfundojë deri në atë kohë.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë do të organizohet dhe mirëpritet nga emisari i posaçëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell dhe Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA’së, Robert O’Brien.
Në takim delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti Aleksandër Vuciq, do të diskutohet kryesisht lidhur me çështje ekonomike./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...