Policia e Kosovës nesër shënon 21 vjetorin e themelimit të saj.
Në këtë përvjetor PK, ka organizuar ceremoninë zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Kjo ceremoni do të mbahet në ora 10:00, në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar/a,
Nesër me datë 04 Shtator 2020, nga ora 10:00, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, duke iu përshtatur edhe rrethanave aktuale, nga PK-ja organizohet ceremonia zyrtare ku pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë.
Data: 04 Shtator 2020
Koha: 10: 00
Vendi: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës
Agjenda
10 : 00 Hapja dhe prezantimi
10 : 10 Fjalimet
10 : 40 Ndarja e dekoratave
11 : 10 Përmbyllja e ceremonisë
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi