Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se sot ka nisur asfaltimi i rrugës në lagjen Pejton në Prishtinë.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pasi ka përfunduar gjithë infrastruktura nëntokësore në këtë lagje, ka nisur asfaltimi, raportona arbresh.info.
Sipas tij, në këto rrugë nuk do të ketë më pamje me kabllot e varura të rrymës.
“Sot filluam me asfaltimin e lagjes Pejton e për të vazhduar më tutje. Por, fillimisht u siguruam që aty të përfundojë e gjithë infrastruktura nëntokësore. Në këto rrugë nuk do të kemi pamjen e vjetër me kabllot e varura të rrymës në gjithë lagjen”, ka shkruar Ahmeti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...