Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe duke u përqendruar në aspektin epidemiologjik, dje theksoi se gjendja është e qëndrueshme, përfshirë edhe gjendjen në spitalet ku praktikisht gjithkund ka kapacitete të lira spitalore.
Lidhur me gjendjen me koronavirusin në pajtim me raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik, nga rastet e javës së kaluar, Filipçe informoi se kanë qenë hospitalizuar gjithsej 71 nga të infektuarit e rinj që është ulje prej 40,3 për qind në krahasim me javën e kaluar.
“Këtë trend e ndjekim në të gjitha institucionet, ku trajtohen pacientët me kovid, që është shumë me rëndësi lidhur me menaxhimin e kapacitet të përgjithshëm spitalor. Në spitalin Kozle kanë mbetur edhe disa pacientë të rritur. Besoj se nga fundi i javës e tutje sërish do të jetë vetëm për trajtimin e fëmijëve. Shtretër të lirë ka në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, rreth 70 të zënë. Ulje të ndjeshme të numrit të pacientëve të shtruar në spital ka edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” – sot rreth tridhjetë, që lejon gradualisht të kthehet hospitalizimi normal, veçanërisht në spitalin “8 Shtatori”, përmes sistemit “Termini Im”, potencoi ministri Filipçe./alsat
Kurti: 12 muaj leje qëndrimi për studentët e huaj që studioj...
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...