Delegacionit prej nëntë anëtarësh për bisedimet me Serbinë në Uashington ka arritur gjatë së hënës.
Burimet e Arbresh.info, bëjnë të ditur se nuk është zhvilluar asnjë takim deri më tani.
“Takimi i vetëm që është planifikuar të mbahet është me Demokrati Eliot Engel të enjten edhe atë një darkë pune. Ende nuk është bërë as e ditur agjenda e takimit dhe se të gjithë janë duke qëndruar në hotel”, ka thënë një nga personat që është pjesë e delegacionit për arbresh.info.
Ani pse kanë udhëtuar 5 ditë më herët ekipi nga Kosova nuk janë deklaruar asnjë për rrjedhën e takimeve.
Nuk janë bërë as të ditura arsyet pse kanë udhëtuar 5 ditë më herët.
Ndryshe takimi kryesor do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë.
E, në këtë takim do të hy vetëm kryeministri Avdullah Hoti dhe Koordinatori i dialogut Skender Hyseni.
Ky është ekipi i delegacionit:
Kryeministri Avdullah Hoti
Ministri i Drejtësisë Selim Selimi (AAK)
Ministrja e Jashtme Meliza Haradinaj (AAK)
Ministri i infrastrukturës Arban Abrashi (LDK)
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj (LDK)
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi (Nisma)
Koordinatori për dialog Skënder Hyseni
Shefja e stafit, Ardita Dushi
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës