Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1665 testime për coronavirus, ndërsa 115 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-34, Kumanovë-10, Shtip-14, Prilep-15, Tetovë-3, Strugë-13, Manastir-4, Ohër-4, Gostivar-2, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Krushevë-1, Koçan-1, Probishtip -2, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-2, Vinicë-3, Delçevë-1, Shën Nikollë-2.
Në 24 orët e kaluara është regjistruar vetëm një viktimë nga COVID-19 (76-vjeçar nga Gostivari).
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 368 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 14.455, prej të cilëve 11.525 janë shëruar, ndërsa 604 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 2.326./telegrafi
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin