Operacion kundër krimeve mjedisore në territorin e bashkisë Lushnje.
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem, Bashkia Lushnje.
Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë.
Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital./bw
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...
Rriten për 6% çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së në Ng...
Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit...
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...