Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka bojkotuar ceremoninë e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards” që u mbajt të dielën. Krijuesja e hiteve “Physical” dhe “Last Dance”, ka bojkotuar ceremoninë, pasi nuk ishte e nominuar në kategoritë kryesore. Për çdo vit, MTV Video Music Awards mbledh emrat më të njohur të skenës muzikore botërore. Nga tapeti i kuq, te performancat e yjeve, çdo moment e paraqitje është plot glamur e vëmendje nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Si çdo edicion tjetër, edhe këtë vit nominimet përfshinë artistë të ndryshëm, por të pakënaqur me kategoritë ku u futën ishin Dua Lipa dhe Harry Styles.
Gjatë vitit 2020, Dua dhe Harry kanë qenë më të dëgjuarit, e të nominuar për çmime primare, por sivjet nuk u përzgjodhën për çmimet kryesore të ngjarjes së njohur muzikore. Për këtë arsye, dy yjet e popit e kanë bojkotuar këtë ngjarje, duke mos u paraqitur as për performancat e planifikuara. Por, në mungesë të tyre, brenda natës nominimet ndryshuan dhe dy top artistët ndërkombëtarë u shpërblyen në disa kategori. Po ashtu, edhe pse në mungesë të Duas, hapja e ndarjes së shpërblimeve për videon më të mirë, u bë me tingujt e njërës prej këngëve më të suksesshme të saj.
Dëgjuesit e dyshes janë shprehur të pakënaqur, duke thënë se që të dy kanë merituar më shumë nominime primare dhe sipas tyre, bojkotimi i ngjarjes së MTV-së ka qenë fitore për të dy. E nominuar për videoklipin më të mirë të vitit ishte edhe Bebe Rexha.
Çmimi dytësor
Ani pse e bojkotoi ceremoninë, Lipa fitoi në kategorinë “Kënga me efektet më të mira vizuale” për klipin e këngës së re “Physical”. Ndërkaq, ylli Lady Gaga ishte fituesja e madhe e ceremonisë së sivjetme. Ajo fitoi pesë trofe gjatë të dielës. Tri prej këtyre çmimeve, Gaga i ndau me pop-yllin Ariana Grande për bashkëpunimin e tyre të suksesshëm, “Rain On Me”.
Kënga arriti të triumfojë në kategori si: “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kinematografia më e mirë”. Dy këngëtaret e famshme amerikane po ashtu e performuan live hitin e tyre, për herë të parë në ceremoninë shpërblyese, e cila arriti t’i respektojë të gjitha rregullat e distancimit social. Lady Gaga gjithashtu i fitoi çmimet “Artistja më e mirë e vitit” dhe çmimin special, i cili u nda për herë të parë në historinë e kësaj ceremonie, “Tricon Award”, që e nderon artin e saj dhe angazhimet e fushën e bamirësisë. Grupi jug-korean “BTS” i fitoi katër shpërblime. Grupi u shpërblye në kategoritë “Grupi më i mirë”, “Kënga më e mirë pop”, “Best K-pop” dhe “Koreografia më e mirë”. Krejt këto çmime grupi i mori për hitin “On”.
Grupi i njohur nga Koreja Jugore po ashtu performoi këngën më të re me titull, “Dynamite”. Çmimi “Videoklipi më i mirë i vitit” shkoi për këngëtarin The Weeknd dhe hitin e tij “Blinding Lights”. Gjatë mbrëmjes, ai u nderua me çmimin “Kënga më e mirë R&B”. Këngëtari i shfrytëzoi të dyja fjalimet e tij për të bërë thirrje për drejtësi për rastet e vrasjes së afroamerikanëve Jacob Blake dhe Breonna Taylorit. Miley Cyrus triumfoi në dy kategori së bashku me Taylor Swift, Megan Thee Stallion, Doja Cat, Maluma, J Balvin dhe të tjerë.
Ceremonia e cila fillimisht ishte planifikuar të mbahej në qendrën “Barclays” në Brooklyn, por ishte zhvendosur në disa lokacione në ambient të hapur, për shkak të pandemisë së koronavirusit, u drejtua nga aktorja dhe këngëtarja Keke Palmer. Prezantuesja e hapi ceremoninë me një fjalim që e nderoi aktorin e ndjerë të filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman, që vdiq të premten më 28 gusht, pas një beteje katër-vjeçare me kancerin.
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani