Nën kryesimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Ekonomik-Social, ku nga anëtarët e pranishëm janë miratuar vendimet për konsolidimin e pesë komisioneve profesionale, në përbërjen e të cilave janë përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, organizatat e të punësuarve (sindikatat) dhe organizatat e punëdhënësve.
Menjëherë pas miratimit të këtyre komisioneve, ministri i MPMS-së, Skender Reçica, ka kërkuar nga Komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim, që sa më parë të fillojë punën për analizimin dhe sjelljen e propozimit profesional për pagën minimale në vend, për miratim në KES, për t’u proceduar pastaj për qeveri.
Gjithashtu, ministri Reçica një kërkesë të tillë e ka adresuar edhe tek Komisioni profesional për legjislacion, që të nisë sa më parë punën për hartimin e kontratës kolektive në vend, e cila do të ishte e pranueshme për të gjitha palët duke pasur për bazë edhe situatën pandemike dhe parasëgjithash të jetë një kontratë e zbatueshme nga të gjitha palët./arbresh.info/
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali