Të shtunën u raportua se testet PCR për Sars-CoV-2 në laboratorin privat të licencuar në Prishtinë po kushtojnë deri 200 euro. Bëhet fjalë për laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devolit.
Për këtë çështje Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bëri thirrje që të mos ketë ndërhyrje në trajtimin e këtyre rasteve, raporton arbresh.info.
I pyetur nga gazetaret se a do të ua heq licencën laboratorit në fjalë ministri tha se nuk është kompetencë e tij.
“Ju lutem këto tema t’i trajton pa ndërhyrje dhe pa ngarkesa të atyre që janë në konflikt personal. Ne kemi licencuar më shumë se 120 laborator dhe do të licencojmë dhe tjerë. Të gjithë ata që do t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret do të licencohen. Është obligim o organeve tjera që t’i mbikëqyrë”, tha Zemaj në QKUK./arbresh.info
Rilind Gërvalla rizgjedhet U.D i drejtorit të RTK, reagon AG...
Mësohet premia e jashtëzakonshme që Perez ua kishte ofruar l...
Rilind Gërvalla emërohet ushtres detyre i drejtorit të RTK 1...
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...