Problemet te Barcelona vazhdojnë të mos ndalen.
Që nga eliminimi në Ligën e Kampionëve, gjiganti spanjoll ka pasur probleme të mëdha, siç është largimi i yllit argjentinas, Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info.
Edicioni 2020/21 për Barcelonën nisi sot (e diele), derisa lojtarët kanë kryer testet për koronavirus.
Mirëpo, tekniku holandez do jetë pa plotë 17 lojtarë, për arsye të ndryshme.
Messi konsiderohet si lojtar pa kontratë, i cili vazhdon të kërkojë largimin sa më shpejtë dhe kalimin te Manchester City.

Ter Stegen ka kryer me sukses operimin dhe do mungojë deri në nëtor, kurse Pjanic është në karantinë shkaku që ka rezultuar pozitiv në analizat e Covid-19.
Coutinho vazhdon të jetë në pushime sepse fitojë Ligën e Kampionëve me Bayern Munich.
Kurse, lojtarët si De Jong, Busquets, Lenglet, Griezmann, Trincao, Semedo, Braithwaite, Fati, Pena, Puig, Miranda, Alena dhe Pedri janë të ftuar në Kombëtaret e tyre.
Andaj, tekniku holandez do ketë punë mjaftë të vështirë sepse është pa 17 lojtarë./arbresh.info.
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...
Udhëtimi i Asllanit drejt Stambollit anulohet para nënshkrim...
Vitia premton spital të ri në Mitrovicë
Kearns kërkon ushtarët britanikë që shpëtuan një vajzë në Ko...
Labinoti: Edhe pse kam kërcyer me këngë të Remzie Osmanit, u...