Chelsea ka vendosur ta shesë mesfushorin N’Golo Kante për t’i rritur fundet për transferimin e West Ham-it, Declan Rica.
“Blutë” kanë shpenzuar rreth 130 milionë euro për transferimin e Hakim Ziyech-it, Timo Werner, Malang Sarr, Ben Chilwell dhe Thiago Silva, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vlerë mund të rritet deri në 200 milionë euro me transferimin e Kai Havertz-it nga Bayer Leverkusen-i për 72 milionë euro.

Sipas Football Insider, Lampard do t’i rrit fundet për të realizuar transferimin e Rice, andaj do mundohet të shesë Kante-n.
Për francezin interesim ka Inter-i, kurse thuhet se gjiganti anglez kërkon se paku 65 milionë euro.
Nga ana tjetër, kartoni i anglezit vlen rreth 80 milionë euro./arbresh.info.
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...
OVL e UÇK-së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është ...